Në vitin 2017, ne zgjatëm gamën tonë të produkteve duke shtuar ‘Ronnefeldt Tea,’ një markë me një histori të pasur, e prodhuar nga kompania gjermane Ronnefeldt, e vendosur në Frankfurt. Çajet Ronnefeldt janë në dispozicion në shumë vende në të gjithë botën.
Me rritjen e numrit të klientëve dhe thellimin e bashkëpunimit, ne diversifikuam ofertën tonë më tej në vitin 2018 duke prezantuar lëngun e frutave ‘Granini’, i prodhuar nga grupi i nderuar ‘Eckes Granini’, me seli në Austrinë. Nga viti 2018, kemi krenarinë të jemi distribues të ujit Fiji, duke e ngritur kompaninë në një nivel tjetër.
Diversiteti ynë u zgjerua në vitin 2023, kur filuam një bashkëpunim me ‘Leonardos,’ një markë avangardiste që shërben dashamirësit e ‘TO GO COFFEE’.
Përveç produkteve tona të kafesë dhe lëngjeve, kompania jonë gjithashtu shërben si përfaqësuese e aparaturës së kafesë të kompanive italiane të nderuara, duke përfshirë La Cimbali, Futura dhe Royal.




Rreth Nesh
Një nga distributorët më të suksesshëm në vendin tonë
Kompania jonë u themelua në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është bërë e njohur për bashkëpunimin me disa marka kafeje italiane të ndryshme:
- Antica Tostatura Triestina: Historia dhe kultura e kafesë së Triestes na kanë transmetuar tradita të lashta që mbeten thellë në zemrat tona. Me dëshirën për të nderuar qytetin tonë si kryeqytetin e kafesë, në vitin 1995 themeluam Antica Tostatura Tirestina. Ne jemi të specializuar në krijimin e përzierjeve të sofistikuara që janë vetëm të pjekura me dru ahu, duke përdorur një teknikë të vjetër që u zhvillua në Trieste në shekullin e 18-të.
- San Giusto: I prodhuar nga kompania italiane e nderuar ‘Goriziana Caffè’, e vendosur në qytetin e Gorizia, Itali.
- Danesi Caffè: Danesi Caffè është traditë, Danesi Caffè është familje. Për katër breza ne kemi promovuar cilësinë dhe kulturën e espresso’së italian në mbarë botën. Forca e kompanisë është përpjekja e përditshme që synon arritjen dhe ruajtjen e kënaqësisë maksimale të klientit. Cilësia dhe përsosmëria janë parimet që drejtojnë gjithmonë kompaninë. Ne inovojmë teknologjitë tona të prodhimit dhe në të njëjtën kohë mbetemi të ankoruar në traditën e lartë të kafesë ekspres si përsosmëria e prodhimit tonë në Itali. Pika e fillimit është një proces prodhimi i kujdesshëm në fund të të cilit mund të keni ekuilibrin e përsosur midis shijes, aromës dhe trupit.